Sign In

Blog

Latest News
Via Ferrata në Kosovë

Via Ferrata në Kosovë

Via Ferrata, e njohur si “rruga e hekurt”, është një aktivitet malor që kombinon ecjen, ngjitjen dhe adrenalinën. Ajo e bën të mundur kalimin e mureve shkëmbore dhe terreneve të pjerrëta përmes kabllove metalike, shkallëve të fiksuara dhe elementeve të tjera të sigurisë. Në bazë të relievit të thyer dhe natyrës së paprekur, Kosova ka fituar një vend të rëndësishëm në hartën e aventurierëve ndërkombëtarë.

Gryka e Rugovës – Zëmra e Via Ferratas në Kosovë

Vetëm pak minuta nga qyteti i Pejës, Gryka e Rugovës ofron një mrekulli natyrore me mure shkëmbore të larta dhe peizazhe mahnitëse. Këtu ndodhen pesë Via Ferrata të ndryshme, secila me veçoritë e saj unike dhe pamje panoramike mbi majat e Bjeshkëve të Nemuna. Pajisjet mund të merren me qira nga 10 € për person, ndërsa një tur i udhëhequr fillon nga 20 € për person.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *