Sign In

Blog

Më Të Fundit
Cyrihu, hotelet më të shtrenjta në Evropë

Cyrihu, hotelet më të shtrenjta në Evropë

Një bujtje në një hotel të Cyrihut ka kushtuar mesatarisht 156.60 euro, ndërsa në Pragë, vetëm 63 euro

Kush deshiron të kalojë natën në një hotel të Cyrihut, duhet të bëhet gati për të paguar dukshëm më shumë se në cilindo qytet tjetër evropian. Ndërsa, në konkurrencën botërore, vetëm hotelet e Nju Jorkut dhe ato të Rio De Zhaniros janë mesatarisht më të shtrenjta se ato të Cyrihut, njofton portali gjerman i hotelierisë, HRS.

Vitin e kaluar, një bujtje në një hotel të Cyrihut ka kushtuar mesatarisht 156.60 euro, ose 13 për qind më shtrenjtë se një vit më parë. Një pjesë e ngritjes së çmimit shpjegohet me frangun e fortë.

Pas Cyrihut, në konkurrencën evropiane hotelet më të shtrenjta i ka Moska, ku për një natë duhet paguar mesatarisht 151 euro dhe pas saj, vjen Oslo, me 134.50 euro natën në hotel.

Ndërkohë, hotelet më të lira në Evropë janë ato në disa kryeqytete të ish vendeve të lindjes. Për një bujtje në një hotel të Varshavës duhet paguar mestaarisht 79 euro, në Budapest, 68 euro dhe në Prage, 63 euro.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *