Sign In

Blog

Më Të Fundit
Apiturizmi dhe bletaria si atraksion turistik

Apiturizmi dhe bletaria si atraksion turistik

Apiturizmi është formë e re e ofertës turistike e lidhur me bletarinë si profesion tradicional dhe me produktet e bletëve në aspektin ekologjik, ushqimor dhe mjekësor.

This image was generated with AI

Aktivitetet që lidhen me apiturizmin përfshijnë vizita të kolonive bletore, muzeve të hapur dhe muzeve të bletarisë ku turistët kanë mundësinë të vëzhgojnë jetën e bletëve më për së afërmi.

Për më tepër ai për objektiv ka, jo vetëm njohjen e efekteve shëruese të produkteve të bletëve por, edhe edukimin e turistëve për përkujdesjen për mjedisin. Vizitorët e të a.q. qendrave api (bletare)
kanë mundësinë të njohin botën e bletëve në kolonitë bletore, atyre u prezantohet teknika e prodhimit të mjaltit.

Qëndrimi pranë koshereve të bletëve ka një efekt shërues për shkak të avujve eterikë të mjaltit, propolisit, polenit dhe pergës, të cilat kanë një efekt fisnik te njerëzit, ndërsa zhurma e gumëzhimës së bletëve
kontribuon në relaksimin e mendjes dhe trupit. Këta vizitorë përfitojnë në aspekt shëndetësor (mundësi për trajtim me api terapi, masazhe me mjaltë në ajrin e koshereve të bletëve dhe të ngjashme),
turne me biçikleta rrugëve panoramike të bletarëve, vizita të muzeve të bletarisë ku shiten produkte nga mjalti (kuleç mjalti, ëmbëlsira nga mjalti dhe api – gatesa lokale tradicionale),
kontakte dhe biseda të drejtpërdrejta me bletarë vendas njohje me historinë e kolonive, njohje me mënyrën sesi jetët e njerëzve dhe bletëve ndërthuren në mënyrë të pandashme dhe të ngjashme.

Platforma Bujtore.com është një mundësi e re dhe burim i të ardhurave për bletarinë dhe prodhuesit e shtuar ndaj mjaltit dhe agrikulturës në përgjithësi e cila me anë të saj synon t’i kthejë zonat rurale
në vende ku mund të jetohet dhe të bëhet biznes.

Turizmi rural në vendin tonë po preferohet gjithnjë e më shumë nga vizitorë të huaj dhe lokal. Numri po shtohet vit pas viti, çfarë sjell nevojën për akomodime dhe shërbime të tjera që u nevojiten atyre.
Për këtë kërkesë në rritje, si dhe për gjithë të mirat që ofron për komunitetin dhe mjedisin, ky model i zhvillimit të qëndrueshëm në turizëm do të promovohet vazhdimisht nga Bujtore.

Bujtore ka vizituar Bletarinë Shala në fshatin Vuçak të Drenasit, shërbimet dhe produktet e së cilës janë listuar këtu

Regjistrohu në platformën Bujtore.com dhe shit produktet natyrale të cilat i kultivon.

Ramiz Franca

Ramiz Franca

View all posts by Ramiz Franca

Dashamir i madh i udhëtimit dhe natyrës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *