Sign In

Blog

Më Të Fundit
Parajsa e Shpezëve

Parajsa e Shpezëve

Pikërisht në rrafshin e Kosovës mes Sllatinës dhe Lipjanit, ju do të hasni diçka më ndryshe për një vizitë të paradites apo pasdites, pikërisht në Ligatinën e Hencit, e njohur ndryshe si parajsa e shpezëve. Prania e madhe e shpezëve dhe prania e mjaftueshme e ushqimit bëri që zona të shpallet e mbrojtur edhe me ligje, në rast se dikush tenton të zhvillojë gjueti ndaj shpezëve.

Peshkimi në këtë zonë është i ndaluar, andaj juve ju mbetet vetëm ta shijoni pamjen që ofron kjo kënetë.

Dredhalakët, çapka e hirtë, pulëbardhat, dallëndyshja ballëbardhë, kolovaci, bilbili i kallamave, çafkat e verdha, rosat e egra e lejleku i zi (specie në zhdukje), të gjitha janë shpendë që qëndrojnë dhe shtegtojnë në ligatina, oaza dhe këneta.

Prania e fotografëve është e madhe në çdo stinë, pasi që ata çdoherë dokumentojnë edhe praninë e shpezëve të reja.

Mjaftojnë vetëm pak orë për t’i vizituar disa nga vendet më të bukura të Kosovës.

Në këtë rast, juve ju mbetet ta shijoni atmosferën e udhëtimit dhe rrezet e diellit nën praninë e familjarëve apo shoqërisë tuaj.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *