Sign In

Blog

Më Të Fundit
Shtegu i Ngjyrave në Kukës

Shtegu i Ngjyrave në Kukës

Peizazh mahnitës dhe hapësira pafund ky vend sot ëshët kthyer në një atraksion turistik.Shtegu i Ngjyrave në Kukës është destinacioni më i ri turistik në verilindje të vendit që po mbledh në fundjavë qindra të apasionuar pas natyrës.

Shumë agjenci turistike në Shqipëri dhe Kosovë kanë vendosur në ofertat verore këtë destinacion 1-ditor.

Shtegu i Ngjyrave fillon nga Shishtaveci deri në Çajë dhe është 13 km i gjatë i përshtatshëm edhe për turet familjare. Shtegu i Ngjyrave është i  përshtatshëm edhe për zhvillimin e sportit Mountine Bike. Gjatë gjithë shtegut deri në Çajë të shoqërojnë lulet shumëngjyrëshe që ndodhen në këtë livadh Alpin pranë kufirit Shqipëri-Kosovë-Maqedoni.

Shtegu i Ngjyrave pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik është destinacioni më i preferuar i turizmit malor. Peizazhi mahnitës që krijojnë dimensioni e hapësira pa mat në një fushë më ngjyra janë magjia tërheqëse e turistëve për t’u dashuruar më këto pllaja malore të mrekullueshme. 

Shtegu i Ngjyrave kalon nga bjeshkët e Çajës të Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit. Afër këtij shtegu ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Shtegu me ngjyra është pjesë e kurorës së Bjeshkëve të Kukësit që i shton bukurinë vezulluese, ylberit të natyrës mahnitëse të Kukësit.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *