Sign In

  • 2
    Rooms

Mirë se vini në qytetin e Ali Pashë Tepelenës.
Më lejoni t’ju sugjeroj një udhëtim në një vilë me arkitekturë romantike dhe moderne, ku qetësia dhe relaksimi që vjen nga zhurma e lumit aty pranë mbizotëron mbi të gjitha hallet e përditshme, në qytetin historik të Tepelenës.

Hapsira
Kjo vilë është ndërtuar rreth viteve 60, dhe së fundmi është rikonstruktuar tërësisht për t’u dhënë mysafirëve një qëndrim dinjitoz dhe komod. Përveç një dhome ndenjeje të madhe me hapësirë të bollshme, ka edhe një dhomë gjumi me një krevat dopio dhe një papafingo me pamje fantastike të qytetit me tre krevate teke dhe një tavolinë pune. Banjo ka një stil modern, i projektuar për t’ju bërë të ndiheni sikur jeni në shtëpi. Ekziston edhe një ballkon ku mund të shijoni një kafe në mëngjes ose drekë. Një gotë verë në mbrëmje rekomandohet shumë.

Oborri i jashtëm është një xhevahir më vete. Pas vilës ka një shesh të madh, ku dominon bari i gjelbër dhe një skarë ku mund të gatuani çfarë të doni. Shkallët e zbritjes janë ato që të çojnë nga vila në lumin e Bencës me ujë të pastër kristal ku mund të lahesh në privatësi totale dhe të shijosh rrezet e diellit.
Qasja e mysafirëve
Mysafirët kanë akses në të gjitha ambjentet e vilës, duke përfshirë ambientet e suitave, oborrin e përparmë, oborrin e pasmë ku mund të përdorni BBQ pa pagesë dhe mund të shijoni rrezet e diellit dhe ujin e pastër të lumit Benca. Aty mund të qëndroni dhe të përdorni shezlongët dhe çadrat pa pagesë në plazhin privat të ofruar nga vila.
Gjëra të tjera për t’u theksuar
Kujdes: Kati i parë është në rikonstruksion, por mysafirët mund të shijojnë vilën pa asnjë problem.

Features

Location

Calendar view

Add Review

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Service
Value for Money
Location
Cleanliness

Booking

Guests 1
Guests
Have a coupon?
This coupon was added
Login to Book

Message Vendor

    Preferred contact method

    Shtuar nga: Bujtore

    Bujtore