Agora Farmhouse hapi dyert në vitin 2017 me misionin për të sjellë një përvojë autentike agroturizmi, larg zhurmës së qytetit, në një ambient të qetë dhe mikpritës. Vendosur vetëm 1 orë nga Shkodra, në fshatin Mllojë, kjo bujtinë-fermë ofron qetësi, natyrë të paprekur dhe ushqim tradicional.
Vizitorët mund të marrin me vete edhe produkte të fermës, si: reçelra artizanale, mjaltë lulesh e gështenje, trumzë e freskët, të prodhuara në shtëpi.
Kompleksi shtrihet në një sipërfaqe prej 20 dynym tokë fushore pranë liqenit dhe 25 dynym pyje përreth, duke kombinuar mrekullisht ambientin e gjelbër me freskinë e ujit.
Në dispozicion të mysafirëve janë:
Restoranti tradicional me gatime të përgatitura nga produktet e fermës
Zonë kampingu e dedikuar për turistët aventurierë
4 dhoma akomoduese buzë liqenit me pamje relaksuese
Loading points of interest...
Loading points of interest...
Loading points of interest...
Loading points of interest...
Leave a Reply