Sign In

Terms and Conditions

Completed 60%

Termet dhe Kushtet

1. Qëllimi dhe natyra e Shërbimit

Bujtore SHPK është pronari dhe platforma e sistemit të
rezervimeve online të www.bujtore.com. Bujtore është një kompani turistike
shqiptare e regjistruar në Kosovë, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh
turistike. Përmes faqes se internetit të përmendur më sipër ne veprojmë si
ndërmjetës midis bujtinarve të bujtinave dhe bujtësve
në mënyrë që këtyre të fundit t’u ofrojmë mundësinë për të kërkuar dhe rezervuar bujtinat më të mira online. Shërbimi ynë bazohet tek informacioni i dhënë nga vete bujtinat.

Ne bëjmë të pamundurën për t’u siguruar që i gjithë informacioni i vendosur në
platformën Bujtore të jetë i saktë. Që nga ky moment termi “Bujtore”, “platformë” dhe “ne” do përdoren bashkarisht për të identifikuar Bujtore sh.p.k, www.bujtore.com, ndërsa frazat “mysafir”, “bujtës dhe “klient” do t’u referohen të gjithë atyre që do përdorin këto faqe interneti për të rezervuar një bujtinë apo shërbim tjetër.

2.Informacioni i bujtinës, Vlerësimi dhe ankesat e bujtësve

Bujtinari është përgjegjës që informacioni që ai jep (psh.
përshkrimi, fotografitë etj. të përfshira në faqen e internetit) www.bujtore.com
, të jetë gjithmonë i saktë dhe i përditësuar. Megjithatë, vlerësimi online duhet marre parasysh vetëm si një
udhëzues që t’ju ndihmojmë në zgjedhjen tuaj. Për të qenë sa më të saktë ne
kemi përfshirë edhe vlerësimin e klientëve per te nxitur turistet te ndihmojne
njeri-tjetrin dhe gjithashtu per te qene sa me te paanshem ne vlerësimet e bujtinës.
Bujtore nuk mban përgjegjësi për asnjë deklaratë të bërë nga një palë e tretë
në lidhje me çdo informacion të gabuar të bujtinës dhe/ose përshkrime dhe/ose
foto ose ndonjë pretendim tjetër që ka të bëjë me shërbimet e ofruara nga bujtina
duke përfshirë mospërputhje të mundshme midis vlerësimit aktual të bujtinës dhe
vlerësimit online. Ne gjithashtu nuk mbajmë përgjegjësi për pjesën e vlerësimit
të klientëve dhe komenteve që shfaqen aty. Ankesat e bëra nga klientët në
lidhje me kushtet dhe shërbimet e ofruara nga bujtina duhet të zgjidhen direkt
me bujtinarin, pa ndërmjetësimin e Bujtores.


3. Marrëveshja e rezervimit apo akomodimit

Bujtore në ketë fazë kur platforma është në versionin Beta
dhe kur sistemi i pagesave është sipas termit COD Cash on Delivery (mbi pagesat
me para në dorë), atëherë për cdo pretendim financiar dhe kompensim Bujtore nuk
obligohet të përgjigjet dhe nuk merr përsipër politikat e anulimit, pretendimet
dhe rimbursimet. 

4. Menyrat e pageses, komisionet.

Bujtore ofron zero komision per rezervime online.
Cmimi qe shikoni eshte cmimi qe paguani me para në dorë tek bujtina. Në Bujtore nuk ka asnje pagese extra

per rezervimet online.
Per te konfirmuar dhe garantuar nje rezervim ju nuk keni pse te paguani nje
pjese te shumes totale. Pagesa kryhet tek ofruesi i sherbimit, bujtinari/bujtina
me qera.

Pasi ta keni kryer rezervimin ju do ta merrni nje Dokument Rezervimi i cili do
te printohet ne Dokumentin e Rezervimit qe ju dergohet me email.

5.Politika e Anulimit, pretendimet dhe rimbursimet.

6.Politika e rimbursimit

Bujtore në ketë fazë kur platforma është në versionin Beta dhe kur sistemi i
pagesave është sipas termit COD Cash on Delivery (mbi pagesat me para në dorë),
atëherë për cdo pretendim financiar dhe kompensim Bujtore nuk obligohet të përgjigjet
dhe nuk merr përsipër politikat e anulimit, pretendimet dhe rimbursimet.

7. Monedha dhe kursi i këmbimit

Çmimet e shfaqura tek faqet e internetit përfshijnë të
gjitha taksat lokale dhe janë në Euro. Megjithatë, nepermjet partnerit tone Paysera,
ne ofrojme mundesine e pageses ne shume monedha te tjera sipas zgjedhjes suaj.
Kursi i këmbimit të Euros ne monedhen qe ju zgjidhni përcaktohet nga Paysera.

8.Deklarate përgjegjësie

Informacioni, software, produktet dhe shërbimet e publikuara nga faqet e internetit të Bujtore janë përpiluar me kujdes. Megjithatë, ato mund të kenë pasaktësi dhe gabime. Në veçanti, Bujtore per partneret e faqes se internetit nëpërmjet të cilëve ne sigurojmë shërbimin nuk garanton saktësi absolute dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo gabim apo pasaktësi që ka lidhje me informacionin dhe përshkrimin e bujtinës, fluturimit, makinës dhe produkteve të tjera të udhëtimit të paraqitura në këtë faqe interneti (duke përfshirë pa asnjë kufizim, çmimet, fotografitë, listën e pajisjeve të bujtinës, përshkrimet e përgjithshme të produkteve etj.) pjesa më e madhe e informacionit sigurohet nga kompanitë përkatëse.

Gjithashtu, Bujtore ka të drejtë të korrigjojë çdo gabim të çmimeve në faqen tonë të internetit dhe/ose në rezervimet pezull që janë bërë me çmime të gabuara. Në këtë rast, ne do t’i ofrojmë klientit mundësinë që ta mbajë rezervimin pezull me çmimin e saktë, ose e ka ai në dorë të zgjedhë: ne do ta anulojmë rezervimin e tij pa asnjë penalizim.

Bujtore s’mban përgjegjësi për përshtatshmërinë e informacionit, produkteve dhe shërbimeve që janë në këtë faqe interneti dhe përfshirja ose ofrimi i produkteve apo shërbimeve në këtë faqe interneti nuk nënkupton miratimin apo rekomandimin e këtyre produkteve apo shërbimeve nga Bujtore. Të gjitha informacionet, software, produktet dhe shërbimet ofrohen “siç janë” pa asnjë lloj mbrojtjeje. Bujtore s’është përgjegjëse për asnjë garanci apo kushtet që kjo faqe interneti, serverat e saj apo çdo e-mail të dërguar nga faqet e internetit të Bujtore, nuk kane virus apo ndonjë element tjetër të dëmshëm.

Bujtinat, kompanitë e makinave me qera dhe kompanitë e tjera që ofrojnë shërbimet e transportit apo shërbime të  tjera në këtë faqe interneti, janë kontraktues të pavarur dhe jo agjentë apo punonjës të Bujtore. Si rrjedhojë Bujtore s’është përgjegjëse për asnjë gabim, pakujdesi, paraqitje, garanci, shkelje apo neglizhencë të këtyre kompanive dhe punonjësve të tyre, apo për dëmtimet fizike, vdekje, dëmtim të pronës, dëmtime të tjera ose shpenzime të tjera si rrjedhojë e këtyre të fundit.

Bujtore nuk është përgjegjëse në asnjë rast për dëmet direkte, indirekte, të rastësishme, ndëshkimore, të veçanta apo pasojat që vijnë nga, ose kane lidhje në ndonjë mënyrë me hyrjen tuaj apo përdorimin e kësaj faqe interneti, duke përfshirë, por jo të kufizuara për, besimin tuaj mbi opinionet e shfaqura në këtë faqe interneti: për çdo virus kompjuteri, informacion, software, faqet e tjera, produktet dhe shërbimet e marra nga kjo faqe interneti nëse janë të bazuara në teorinë e neglizhencës, kontratës, krimit, borxheve financiare, ose në të kundërt, edhe nëse Bujtore është informuar për mundësinë e këtyre dëmeve.

 

9.Dëmshpërblimi

10.Mbrojtja e të drejtës se autorit dhe zbatimi

Bujtore është pronari ekskluziv i projektit të përgjithshëm dhe zbatues, si dhe zbatimit të software dhe përmbajtjes së faqes www.bujtore.com. Autori i të gjitha informacioneve në këto faqe interneti është Bujtore. Pjesët që nuk janë në pronësi të Bujtore janë identifikuar si të tilla në kushtet e punës dhe/ose në faqet e internetit. Pjesa më e madhe e fotografive janë pronësi ekskluzive e Bujtore. E drejta e autorit e të gjitha materialeve në faqet e internetit të përmendura me sipër, i përket Bujtore. Përdoruesi dhe vizitori i faqeve të internetit nuk mund t’i kopjojë apo përdorë informacionet për qëllime përfituese pa vënien në dijeni dhe lejen me shkrim të Bujtore. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Me përjashtim të atyre të përmendura në këtë paragraf, të gjitha përdorimet e materialit nga faqet e internetit janë të ndaluara rreptësisht. Të gjithë shkelësit do të ndiqen në bazë të ligjeve vendore dhe ndërkombëtare të së drejtës së autorit.

 

11.Ndryshimi i kushteve të përdorimit

Bujtore ka të drejtën të ndryshojë kushtet e përdorimit në çdo moment pa paralajmërim. Ndryshimet hyjnë në fuqi në momentin e publikimit ne faqen e internetit. Vizitorët janë të detyruar t’i vënë re këto ndryshime dhe të përshtaten me to.

Bujtore SHPK.